Skip to content

“Do të krijojmë 110,000 vende të reja pune”, Basha: Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri

Lideri i opozitës, Lulzim Basha thotë se angazhimi i parë i programit të PD është hapja e 110 mijë vendeve të reja të punës.

Kreu i PD shkruan në rrjetet sociale se “krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre”.

Nën sloganin “Shqipëria Fiton”, shefi i PD shprehet se “Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri të re, që kujdeset për njerëzit e jo për veten e saj”.

Postimi i plotë:

Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110,000 vende të reja pune për shqiptarët.

Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre.

Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri të re, që kujdeset për njerëzit e jo për veten e saj.

#ShqiperiaFiton

#ShqipëriaFiton Lulzim Basha tregon angazhimin e parë të programit:110,000 vende të reja pune për shqiptarët.

Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on Tuesday, February 2, 2021