Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka, është zgjedhur kryetare e Komisionit të Verifikimit të Mandateve të deputetëve.

Komisioni, i përbërë nga nëntë anëtarë do të shqyrtojë mandatet e 140 deputetëve.

Ndërkohë që raporti i Komisionit do të lexohet në seancën e pasdites, e cila është parashikuar që të nisë në orën 17:00.

Në komision deputetët e PS, është Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Aurora Mara, Nasip Naço, Ton Gogu.

Ndërkohë nga grupi i demokratëve janë; Saimir Koreshi, Dhurata Çupi, Blerta Bardeli dhe Belind Këlliçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re