Masat ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë, sipas Meteoalb gjatë paradites do të kemi mot me vranësira në të gjithë vendin, duke gjeneruar reshje shiu e dëbore më të dendura përgjatë kufirit lindor.

Pasditja dhe nata do të sjellin përmirësim të motit duke diktuar kthjellime dhe vranësira në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në 11°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Kosova

Dita nis me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të Kosovës ndërsa reshje dëbore do të ketë në zonat të izoluara. Pasditja dhe mbrëmja do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike.

Maqedonia e Veriut

Mbetemi në ndikimin e vranësirave të dendura që kanë përfshirë gjithë rajonin e Ballkanit. Për pasojë motit do të mbetet me reshje shiu e dëbore gjatë gjithë ditës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re