Deputeti Adriatik Alimadhi teksa konfirmoi votën e tij kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta, iu bëri thirrje kolegëve të tij opozitarë që mos të përdoren.

Ai tha se presidenti mund të shkarkohet për shkelje të rënda.

“Do të mbahet mend gjatë për sjelljen tuaj kjo seancë. Politika 30-vjeçare i ka kushtuar shumë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kjo parti e madhe, PS, sot vazhdon të tregojë egërsinë e saj, të veprojë me të njëjtën mënyrë sjellje për të demaskuar dhe futur në urrejtje shqiptarët. Nuk flitet këtu për presidentin Ilir Meta.

Shqipërisë i vjen diçka shumë e rëndë në këto momente. Komisioni nuk është në përputhje me ligjin.

Ju kam thënë disa herë, në Kushtetutë e keni të qartë; Presidenti mund të shkarkohet për shkelje të rënda. Kush nga ju përcakton këtë shkelje të rëndë?!

Mos u përdorni politikisht. E kam më shumë me ju kolegët e opozitës. Keni marrë ndonjë fjalim nga dikush për të na thënë se kush është Ilir Meta. Shqipëria me këtë të dy do merret?

Nuk duhet të bëhemi pjesë e përdorimit politik që të fusim Shqipërinë në rrugë pa krye. Më kanë etiketuar se jam skrapali dhe se mbroj Ilir Metën por të keni parasysh një gjë; parimet e nacionalizmit shqiptar askush si di.

E kam për nder të ruaj familjen time. Por e kam për nder të ruaj vlerat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndaj votoj kundër raportit por dhe kundër shkarkimit të presidentit të Republikës,”– tha Alimadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re