Një mjek ndau në Rrjetin X se çfarë ndodh me trupin e njeriut kur mishi i derrit nuk gatuhet mirë. Imazhet u bënë virale në internet.
Mjeku i dhomës së urgjencës Sam Ghali ndau një imazh të një skanimi CT të një pacienti që kishte ngrënë mish derri të papjekur. Pamjet u bënë virale dhe tronditën përdoruesit e rrjetit X.
Tomografia tregoi muskujt e këmbës së pacientit me larva të shiritit. Vezët e krimbave të shiritit mund të gjenden në mishin e derrit të papjekur, dhe pasi gëlltiten, ato çelin brenda trupit të njeriut dhe zënë vend në zorrët, muskujt dhe madje edhe trurin e strehuesit.
Sëmundja njihet si cisticerkoza dhe mund të përparojë në raste më serioze. “Kjo gjendje specifike njihet si neurocisticerkoza. Mund të shkaktojë dhimbje koke, konfuzion, kriza dhe probleme të tjera serioze neurologjike,” shpjegoi Ghali.
Trajtimi për cisticerkozën, sipas Ghali, përfshin “terapinë antiparazitare, steroidet, antiepileptikët (neurocisticerkoza) dhe heqjen kirurgjikale.
Mjeku tha se për të shmangur cisticerkozën duhet “të mbani gjithmonë duart tuaja të pastra” dhe “mos hani mish derri të papërpunuar ose të papjekur”.