Skip to content

Doni të shkoni në plazh? Mos bëni plane pa parë motin sepse…

Surpriza të pakëndshme ka parashikuar moti këtë fundjavë për të gjithë ju që keni planifikuar të shkoni në plazh!

Siç raporton Meteoalb, moti pritet të jetë i përshtatshëm për plazh gjatë ditës së nesërme në të gjitha plazhet e vendit.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 37-38 gradë celsius, por surprizat fillojnë të dielën.

Gjatë të dielës parashikohen prezenca vranësirash në breg, me reshje që pritet të vërehen fillimisht në bregdetin e jugut dhe më pas në pjesën tjetër të zonave bregdetare.

/faxweb