Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimet për komisionerët e Shijakut të cilët u arrestuan me akuzën se kishin manipuluar rezultatin e zgjedhjeve në vitin 2017.

GJKKO ka dënuar me 1.8 vjet burg Shpëtim Markun, Redi Hysën, Indrit Bicin dhe Jakup Bregun. 1 vit burg ka dhënë për Orkida Lalën.

Dënim më të madh kanë marrë Amarild Zeza dhe Qemal Domi, përkatësisht 3 vjet burg dhe 2 vjet burg.

Përveç dënimit me burg, gjykata i dënoi ish-komisionerët me 5 vjet heqje të drejtës së ushtrimit të profesionit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re