Skip to content

Dosja ndaj Llallës/ Pritet t’i dërgohet sot Interpolit

Dosja ndaj Adriatik Lallalës, pritet që ditën e sotme ti dërgohet Interpolit.

Sipas informacioneve që Fax News ka siguruar mësohet se Ministria e Drejtësisë është drejt përfundimit të përkthimit të gjithë dosjes ndaj ish kryeprokurorit dhe më pas dosja do i dërgohet Ministrisë së Jashtme, e cila do vijojë procedurën e saj që ti kalojë Interpolit.

Sipas burimeve të sigurta mësohet se brënda ditës së sotme dosja do i dërgohet autoriteteve italiane të cilët më pas do vendosin nëse do ekstradojnë apo jo Adriatik Llallën.

Kujtojmë se një ditë më parë Prokuroria e Posaccme i bëri kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për nisjen e procedurave për ekstradimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm.

Duket se MD është vënë menjëherë në lëvizje duke kryer dhe përfunduar brenda 24 oresh procedurat.

Sipas SPAK dhe policisë së Shtett Llalla u arrestua më 10 dhjetor në Romë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Gjykata e Posaccme e Apelit e dënoi ish-kryeprokurorin me dy vite burg.

Ai u gjet fajtor për mosdeklarimin dhe për fshehje të pasurisë në tre episode. Më konkretisht për ndërtimin e një kati në një banese në Rrugqn e Elbasanit, si dhe për fshehje dhe mosdeklarim të vlerave monetare të shkollimit të vajzës së tij dhe lindjes së djalit në SHBA.

/faxweb