Mjeku i njohur amerikan Dr.Anthony Fauci thotë se të gjitha vaksinat janë efikase dhe ai do të bënte çdonjërën prej atyre (Pfizer, Moderna and Johnson & Johnson) që janë miratuar për përdorim në SHBA. Mjeku u bën thirrje njerëzve në gjithë botën që të mos hezitojnë e të bëjnë vaksinën për të mbrojtur veten, familjen dhe komunitetin, informon dritare.net. I ftuar në emisionon “Late Show” nga Stephen Colbert, Dr.Fauci tha:

“Unë do të zgjidhja vaksinën që ishte më e gatshme për mua. Të tria janë shumë efikase. Ato kanë karakteristika të ndryshme: Ruajtje në temperatura shumë të ulëta, një dozë kundrejt dy dozave. Por nëse hyj tani në një klinikë dhe dua të vaksinohem, por dikush thotë: “Mund ta bësh këtë vaksinë tani ose prit disa javë për tjetrën.”? Gjëja e rëndësishme është të vaksinoheni sa më shpejt që të mundeni për të mbrojtur veten, familjen tuaj dhe komunitetin. Kështu që nuk kam ndonjë të preferuar. Rastësisht e bëra Modernën, sepse në klinikën ku jam, atë na sollën, por nëse na sillnin një tjetër do ta kisha marrë direkt.”

Dr.Fauci: Duhet ta bëni vaksinën sa më shpejt, të gjitha

Gazetari bën një shaka me mjekun, duke tallur teoricienët e konspiracionit: “E dini se cila nxjerr në mënyrë efikase mikroçipin në tru të kontrolluar nga Bill Gates?”

Dr.Fauci u përgjigj duke qeshur: “Epo, është një çift. Një mikroçip nga unë, një mikroçip nga Bill.” Colbert i bëri mjekut edhe disa pyetje praktike, për shembull nëse njerëzit e vaksinuar mund ta përhapin virusin dhe a duhet të mbajnë maska, apo të shkojnë në club-e.

“Jo, ju nuk duhet të shkoni në club-e derisa të ulim nivelin e virusit, të jetë aq i ulët sa të mos ketë kërcënim për t’u përhapur në të gjitha club-et.”, tha Fauci.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re