Zv/Drejtori i Policisë së Rendit në Tiranë, Dhimitraq Ziu, thotë se nga ora 20:00 kur dhe fillon ora policore nuk do të tolerohet asnjë subjekt drejtues mjeti apo qytetar që do të thyejë aktin normative.

Ziu sqaroi se ditën e parë të enjten kur hyri në fuqi akti normativ policia toleroi disi qytetarët duke i këshilluar pa marrë masa të paktën në orët e para, por se kjo nuk do të ndodh në ditët në vazhdim.

“Policia e kishte domosdoshmëri të merrej me një pjesë të vogël qytetarët sidomos me drejtuesit e mjeteve që shkelin më shumë aktin normativ. Sot ju bëjmë më dije policia ka dalë në terren dhe ka njoftuar të gjitha subjektet se ora e mbylljes është një 20:00. Dmth subjektet duhet të mbyllen më herët dhe jo në 20:00 të mbyllen bizneset dhe pastaj të shkojnë në shtëpi. Në orën 20:00 fillon gjobitja”, tha Ziu.

Zv.drejtori i policisë tha se qytetarët po abuzojnë me lejen që kanë marrë te e-Albania pasi nuk shkojnë në destinacion por e keqpërdorin për të qarkulluar nëpër qytet.

”Drejtuesit e mjeteve abuzojnë me lejet nga e-Albania dhe nuk shkojnë në destinacion dhe lëvizin në qytete pa asnjë lloj arsye. Ato leje janë për lejë të domosdoshme dhe duhet bërë ai itinerar dhe jo të vërdallisesh në qytete. Do të bëjmë edhe gjymin e disa individëve që janë problematike madje do i sheqerojmë edhe me polici deri në destinacion që do të shkojë. Që të mos ketë abuzim”, perfundoi ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re