“Dua të behem KILLER (vrasës)”, është shprehja që sipas Kokës ka stampuar në pjesën e krahut të majtë Rama. Dhe siç duket, ai e ka realizuar këtë dëshirë, pasi sot mori jetën e oficerit Saimir Hoxha, teksa ky i fundit kryente detyrën.
Më tej Spartak Koka ka zbuluar: Aldi Rama ka qenë i dhunshëm, përdorte lëndë narkotike. Në vitin 2018 ka detyruar të dashurën të kryejë marrëdhënie seksuale me të para dy shokëve të tij,”- tha Koka.
