“Duan të fluturojnë” në Teatrin Metropol

11111.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

“Duan të fluturojnë” është monodrama e shkruar së fundi nga Lekë Tasi, e cila pritet të vihet në skenën e Teatrit Metropol për tri netë radhazi.

 

Kjo vepër është një rrëfim jetësor, që tregon zhvendosjen që personazhi kryesor kalon, duke filluar që nga ndryshimi i vendbanimit e deri te ndarja nga jeta.

 

Të gjitha këto tranzicione janë të pasqyruara në mënyrë metaforike nëpërmjet fluturimit.

 

 

LEKË TASI

PIKTOR

 

“Kjo dramë këtë pasqyron, në fillim me një farë nënvlerësimi heroi kryesor, tregon që fshati i tij është i fiksuar mbas fluturimit dhe fluturimi vjen nëpërmjet përqendrimit dhe jetës së përtejme.”

 

Kjo vepër vjen nëpërmjet një monologu skenik me regji nga Klesta Shero dhe interpretim nga Lindar Kaja.

 

LINDAR KAJA

AKTOR

 

“Për këtë pjesë është bërë një audicion ku Klesta Shero më pa mua si të përshtatshëm për këtë rol. Ishte me të vërtet një bashkëpunim shumë i mirë duke filluar që nga teksti. Po të shikosh tekstin, mund të nxjerrësh shumë kontekste, por regjisorja ka nxjerrë një kontekst që çdo publik dhe te çdo njeri do ta gjente sado pak veten. Në çdo kohë do të ishte aktuale sepse çdo njeri kam përshtypjen kur largohet nga një qytet në një qytet tjetër fillon e pëson tranzicione brenda vetes deri sa fillon të gjejë veten brenda atij vendi ku shkon.”

 

Shfaqja, do të shoqërohet gjithashtu edhe nga një ekspozitë e veçantë me punime ndër vite në grafik dhe akuarel të piktorit Lekë Tasi.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë