Banorët e Zall Gjocaj kanë dalë në një protestë për shkak se ndërtimet për HEC-in që dëmton rëndë natyrën e këtyre trevave, nuk kanë ndaluar. Në prononcimin e tyre për Fax News banorët shprehen se ky ishte një rrezik i madh që u kanosej këtyre viseve të lashta natyrore të cilat ekzistonin si të tilla për shkak të mosndërhyrjes nga dora e njeriut.

Ata protestojnë sepse edhe pas vendimit të gjykatës që e ndalon ndërtimin e një HEC-i të tillë, punimet nuk kanë ndaluar duke bërë që banorët të mbeten pa ujë. Ata kanë shtuar se këtë problem do e çojnë deri në KLSH duke firmosur një peticion.

Protestuesit: Në vend që shteti dhe qeveria të ndihmojë këta njerëz u ka ndërprerë edhe pikën e ujit. Asdnjë pikë uji në zonë për të pirë. Gjykata ka vendosur në datën 10 nëntor se ky HEC është i paligjshëm dhe nuk mund të ndërtohet për të shfrytëzuar ujin. Këta kriminelë të babëzitur nuk po ndalojnë. Duan të thajnë edhe pikën e fundit të ujit. Këta njerëz janë hallexhinj ëë jetojnë në trevat e tyre shekullore. Nuk kanë asnjë të drejtë të veprojnë në këtë mënyrë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re