Pesë persona janë arrestuar në fshatin Stanishor të Novobërdës, dy prej tyre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pasi dyshohen se kanë rrëmbyer një djalë dhe një vajzë, të dy shtetasë të Maqedonisë së Veriut.

Viktimat kanë qenë te lidhur me pranga plastike por se të njëjtit kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore, pasi që dy nga të arrestuarit janë identifikuar si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Menjëherë është njoftuar dhe ka arritur në vend ngjarje edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Vëllai i viktimës, i cili është po ashtu shtetas i Maqedonisë së Veriut nga Kumanova ka ka raportuar policinë e Kosovës në Gjilan se një person I panjohur I kishte dërguar video ne telefon të dy viktimave se ata po i mbanin në një objekt e ku shiheshin të lidhur. Po ashtu ai tha se aty shihej edhe një femër, shkruan “Gazeta Express”.

“(Njëra nga ta Femër M.I. 1990 Prishtinë), ndërsa 2 prej tyre pjesëtarë te Policisë së Kosovës, (V. K. (1978) dhe B.N.(1991) pjesëtar I policisë së Kosovës ), i dyshimte tjetër F. S. Me banim në Drenasi (1991), V. K. (.1989) . Me këtë rast si prova materiale janë gjete dhe konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës: dy (3) armë (revole) nga të cilat (2) revole zyrtare. Dy palë pranga të plastikës. Dy vetura pron e të dyshimtëve. Dhe prova të tjera materiale”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa dy të dyshuarit të cilit janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë suspenduar për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës, njësia e hetimeve Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorit të shtetit për veprën penale “Rrëmbim në bashkë kryerje”.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re