Një efektiv i Forcave “Shqiponja”, që punon në Komisariatin e Policisë së Sarandës, është arrestuar si pasojë e një operacion të forcave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se efektivi i ndaluar është shtetasi Lavdosh Meta, 38-vjeç lindur në Fier dhe banues në Sarandë. Meta dyshohet si një person i përfshirë në trafikun e drogës.

Në një vështrim në rrjetin social facebook, shihen foto nga vizitat e shpeshta të efektivit Meta në kafen “The Boss”  në Lungomaren e Vlorës, në pronësi të shtetasit Bledar Birçaj, të ekzekutuar në një atentat mafioz në datën 10 Maj të këtij viti. Nuk dihet nëse është thjesht një rastësi apo kemi të bëjmë me një njohje personale midis tyre.

 

 

Në operacionin e sotme mori pjesë dhe SHÇBA, ndërkohë që operacioni është ende në vijim dhe nuk kemi paraprakisht një njoftim zyrtar nga policia.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re