Familjet të cilët ndihen të rrezikuar me ndërtimin e një pallati në zonën pranë “21 dhjetorit” në Tiranë janë ankuar sot në Fax News sërish duke u shprehur se nëse do vijojnë punimet atëherë shtëpitë do të shemben.

Pëllumb Shabani kryefamiljari i cili ka shtëpinë më të riskuar nga 7 familjet në zonë shprehet se e ka ndërtuar që në vitin 1994 dhe ka të gjithë dokumentet e rregullta të pronësisë.

Nga pamjet e xhiruara shihen qartë plasaritjet e krijuara në muret e shtëpisë nga tronditja gjatë punimeve.

Kryfamiljarët thanë se pronari i pallatit ka kaluar vijën ndarëse dhe po prek tokën e tyre, duke iu rrezikuar banesat nga rrëshqitja e dheut.

Gropa e hapur për të futur bazamentin e kompleksit që do të ndërtohet dhe vendi që paraqet më shumë rrezikshëmri është në distancë 1 metër nga banesa e zotit Shabani.

“Kam shtëpinë time që në 94 dhe tani shtëpia ime nga këto punime po rrëzohet. I kam thënë mos gërmo dhe ja gjendja, e patë dhe vetë.

Nuk është marrë asnjë masë, pa rrethim vec ka hapur gropën, unë skam fare punë me pronarin, janë krijuar plasaritje.

Kanë qena magazinë këtu dhe jemi 7 familje që rrezikohen në këtë zonë ku po kryhen ndërtimet. Disponoj dhe dokumentet që e kam shtëpinë me gjithcka të rregullt. Kemi pasur një kontakt me një nga personat

Ja certefikata e pronësisë, ka 7 muaj që e kam marrë.

E kam paditur cështjen te policia në komisariatin e Tiranës po thanë do vijmë ta shikojmë dhe skanë ardhur akoma. Unë vetëm te vritem me atë se mua po më bie shtëpia poshtë.

Kam folur me inxhinierët por pronari më pasi bëri fjalë me mua”-u shpreh Shabani

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re