Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një vajzë 23-vjeç e quajtur Fetije e cila ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme. Babain e ka humbur kur ka qenë vetëm 7 vjeç dhe në jetën e saj ka kaluar shumë vështirësi emocionale dhe ekonomike.

Pasi u fejua në moshën 17-vjeçare, nisi dhe kalvari i problemeve të saj, ku dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj. E reja shprehet se nuk ndahej dot nga burri për shkak të mentalitetit dhe për faktin se nëse kjo gjë ndodhte, xhaxhai i saj nuk do t’i fliste më me gojë.

Fetije: Unë jam 23 vjeç, jam studente tek gjuhët e huaja në Tiranë. Ne jemi nga Kukësi, kemi 20 vite që jemi në Tiranë. Mamaja ime është rrobaqepëse në profesion. Kur kam qenë në moshë 7-vjeçare babai im ka ndërruar jetë  dhe mamaja ime është detyruar të rrisë 5 fëmijët e vetme. Ëndrra ka qenë gjithmonë të studioj për gjuhë të huaja dhe pikërisht për anglisht. Fillimisht fillova në Durrës për dy vite, pastaj degën e gjuhës angleze e tranferova në Tiranë.

Ardit Gjebrea: Për babin nuk më tregove asnjë gjë.

Fetije: Babai ka ndërruar jetë para 18 vitesh, kur unë kam qenë 7 vjeç. Pasi vdiq babai na la në një gjendje shumë të mjerueshme si emocionalisht, si ekonomikisht, por mamaja ime ia ka dalë duke punuar ditë e natë. Mund të themi që e kemi gëdhirë shumë herë me mamin, unë së bashku me dy motrat e mëdha, se motra dhe vëllai tjetër ishin shumë të vegjël për të punuar.

Ardit Gjebrea: Më pas në jetën tënde ndodhi një ndryshim.

Fetije: Po, unë pata një martesë të hershme. Jam fejuar në moshën 17-vjeçare dhe jam martuar 19 vjeç dhe jam ndarë 21 vjeç. Gjithmonë bëhet dikush sebep, por u bë se sebep një person që merrej me këto punë, me shkesi dhe nuk isha vetëm unë, por ishim dy motra në një familje, dy motëra me dy vëllezër.

Ardit Gjebrea: Si ishte martesa jote?

Fetije: Thonë që fillimisht i ëmbël dhe është i bukur, por më pas xhelozia e sëmurë dhe e kotë, mungesa e vetëkontrollit dhe mungesa e komunikimit bënë që kjo marrëdhënie të krisej. Qëlloi që vitin që u fejova në Durrës, fillova dhe studimet po aty. Pra vitin e parë të studimeve, unë e kisha vitin e parë të studimeve. Në Durrës unë mbaja një fasadë si një bashkëshorte shumë e lumtur.

Ardit Gjebrea: Si sillej ai me ty?

Fetije: Ishte shumë xheloz dhe shumë kontrollues. Kur vinte ora 4 unë duhet të hapja kamerën në ËhatsApp për të treguar ku jam dhe nëse nuk e hapja kamerën, unë mund të isha dhe në punë, ndërkohë ai po sillej në mënyrë shumë të vrazhdët nga ana tjetër e telefonit dhe unë duhet të sillesha si një bashkëshorte e lumtur, duhet të thoja gjithmonë fjalët e bukura, pavarësisht se nga ana tjetër e telefonit më thoshin gjëra jo fort të mira. Për shembull ku je, pse nuk ke ardhur, është ora 4, je apo nuk je nuse. Nusja që është nuse vjen në shtëpi, bën hyzmet, punët e shtëpisë, a e di sa gjëra ke për të bërë këtu, ndërkohë që unë isha e lodhur, kisha ardhur nga Durrësi në Tiranë për të punuar.

Ardit Gjebrea: Ai sillej vrazhdë apo edhe më shumë se kaq?

Fetije: Edhe më shumë se kaq. Kam përjetuar nga të gjitha llojet e dhunave, duke filluar nga ajo morale, psikologjike dhe fizike. Unë nuk e duroja dot, kishte net që unë flija në tokë sepse nuk mund të ndahesha. Më pengonte dhe pjesa e mentalitetit, duhet të ruaja nderin e famijes dhe të mos ndahesha pasi njerëzit do flisnin. Xhaxhai i madh nuk do më fliste me gojë.

Ardit Gjebrea: Po me motrën a flisje?

Fetije: Po flisja, por thote nuk kemi se çfarë bëjmë, jemi në dorë të xhaxhait

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re