Është zhvilluar seanca ndaj Redjan Rrahejes dhe Arjol Halilajt, të cilët akuzohen për atentatin që iu bë prokurorit Arjan Nodoja, ku mbeti i vravë shoferi i tij Andi Maloku.

Në seancën e sotme ka qenë i pranishëm dhe vetë prokurori Ndoja, i cili ka thënë se është e qartë se objektiv i atentatit ka qenë vetë ai.

“Arsyet se pse më kanë qëlluar e dinë këta, objektivi kam qenë unë dhe këtë e tregojnë edhe pamjet e makinës, që pëllumbat janë qëlluar në drejtimin tim. Nuk kam pasur asnjë shqetësim përpara se të ndodhte kjo ngjarje, vetëm deklaratat e bëra nga zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili përmendi akuza publike ndaj personit tim”, ka thënë Ndoja.

Sipas Ndojës plumbat janë qëlluar nga krahu i pasagjerit, dhe kjo dëshmon që vetë ai ka qenë shënjestër e atentatit. “Makina është qëlluar anash dhe kjo tregohet edhe përmes pamjeve”, është shprehur Ndoja në seancën që u zhvillua në ambientet e GJKKO-së.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re