Batutat nuk kanë munguar në hapje të konferencës publike të kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit holandez Mark Rutte i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë ditën e sotme.

Gjatë fjalës së tij hapëse, Rama në formë batute tha se Holanda tashmë mund të quhet se e kishte fituar kupën e botës pasi kishte shumë fansa shqiptarë duke sjellë në vëmendje faktin se rrugët e Tiranës ishin mbushur me flamuj.

Kryeministri Edi Rama

Kemi folur edhe për mundësinë që unë kam kërkuar nga kryeministri që Hollanda të mbështesë një përafrim më të shpejtë të universiteteve tona me ato të Bashkimit Europian. Ashtu sic kemi folur edhe për një qasje më të madhe për të rinjtë në zona provinciale. Kemi folur edhe për momentin ku jemi. E dimë se të gjithë janë gati për t’u ulur në konferencën e parë ndërqeveitare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por duhet zgjidhur ngërçi me veton e Bullgarisë.

Mark ky është një vend që ka shumë ndjekës dhe tifozë të kombëtares hollandeze, po të shohim edhe rrugët që janë mbushur me flamuj të Hollandës, kështu që duket sikur më në fund e fituat edhe kupën e botës këtu në Tiranë të paktën.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re