Një mjegull e dendur ka pushtuar këtë mbrëmje qytetin e Durrësit.

Siç shihet dhe nga  pamjet e siguruara nga FaxNews qyteti bregdetar si rralëherë është mbuluar nga një mjegull e dendur.

Mjegulla ka nisur rreth orës 19:50, dhe deri më tani nuk raportohen probleme sa i takon qarkullimit të mjeteve apo dhe kalimtarëve, një situatë kjo e ndihmuar edhe nga ndalimi i lëvizjes si pasojë e orës policore të vendosur për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Mjegulla ka përfshirë gjithashtu dhe qytetin e Lezhës.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re