Një aksident me gjashtë të plagosur ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në aksin nacional Burrel-Skuraj. Një automjet tip “Benz” në të cilin ndodheshin gjashtë anëtarët e së njëjtës familjeje përfundoi poshtë një ure në fshatin Kokërdhok.
Nga aksidenti mbetën të plagosur të gjithë anëtarët e familjes, ndërsa një fëmijë 12-vjeç u dërgua me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.
Katër anëtarë të tjerë u dërguan me autoambulancë pasi morën ndihmën e parë në spitalin e Burrelit.
Drejtuesi i mjetit u shoqëruar në komisariat. Nuk është hera e parë që ndodhin aksidente në këtë vend.
Mungesa e sinjalistikës dhe mbrojtëseve anësore ka bërë që shpeshherë mjetet të dalin nga rruga e të përfundojnë në përrua.
Ndëkohë një tjetër aksident tjeter ndodhi në aksin rrugor Levan-Fier, ku një mjet tip ‘Land Rover’ humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Dy pasagjerët që udhëtonin në mjet u dërguan në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.