Dy automjete janë përfshirë në aksident me dy motorristë në Tiranë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se një aksident ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një automjet ka përplasur motorrin dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë aksidenti tjetër ka ndodhur në zonën e quajtur ’15-katshi’ në Tiranë ku një automjet ka përplasur motorrin dhe për pasojë drejtuesi i motorrit i identifikuar me inicialet K.Sh ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

•Më datë 10.02.2021,  në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues B. H., me mjetin motorr me drejtues L. A.  Si  pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasit L. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

•Në vendin e quajtur “15-katshi” mjeti  me drejtues A. H., ka aksidentuar mjetin motorr me drejtues K. Sh, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re