Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Mamurras-Tumanë, në afërsi të lagjes “Demokracia”, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrën.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes. Ata janë dërguar me urgjencë drejtë spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore nga bluzat bardha.

Siç shihet edhe nga fotot, si pasojë e përplasjes një nga automjetet tip “Benz” ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re