Gazetari Almer Toska ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax News për të folur për referendumin e Partisë Demokratike dhe Kuvendin e PD-së të thirrur nga Lulzim Basha.

Ndër të tjera, gazetari hodhi akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës i cili sipas tij ka për qëllim për të shkatërruar Partinë Demokratike për interesat e tij personale.

Sipas burimeve të Toskës kunati i Bashës ka marrë 500 mijë euro nga dy drejtues të qarqeve të PD-së.

“Këtu vendos Gjykata kujt do t’i japë të drejtë. Basha ka bërë autogol me këta delegatë që ka bërë sot dhe mendoj se gjykata do ta ndëshkojë. Para gjykatës Basha humb edhe zyrën, sot ai ka mbledhur fraksionin e tij. Kategoria e njerëzve që kanë interesat e thella ekonomike ka ndërtuar një piramidë, kunati i Bashës u ka dhënë 500 mijë euro dy drejtuesve të qarqeve në veri. Gjithashtu janë 11 deputetë kanë hedhur 200 mijë euro për të sjellë njerëz që të hynë në Pallatin e Kongreseve. Kunati i Lulzim Bashës shikon vetëm karrigen e vet të lidhura ngushtë me interesat e tyre. Kemi drejtues të qarqeve që mashtrojë demokratët e thjeshtë. Demokratëve u janë premtuar vende pune por në të vërtetë do të ngelen rrugëve nga kunati i tyre. 1 mijë veta ka dërguar Erion Veliaj, 500 ka dërguar njerëz një universitet privat, ndërsa një pakicë e vogël e demokratëve janë gënjyer. Ambasada Amerikane i ka thënë Bashës nuk ma ndjen për ty bëj cfarë të duash. Ambasadorët kanë marrëdhënie interesi me Edi Ramën, askujt nuk u intereson Partia Demokratike apo opozita.

Ka pjesëmarrje masive në cdo qendër për të votuar në referendum, Basha kërkon shkatërrimin e PD, kunari bën pazare me 200 mijë euro me deputetët. Bashës nuk i intereson që Berisha të bëjë parti të re, Basha nuk qëllim për të fituar zgjedhjet por për të qëndruar si numri dy pas Edi Ramës për të marrë 30 % , ka shumë demokratë që janë larguar dhe distancuar nga ai. Pazarxhiu Lulzim Basha që i shërben kunatit të vet.

Sot Basha është kryetari i bravave, është një individ pa mbështetje dhe me një grup interesaxhinj. Kemi një shumicë dërmuese që janë me Berishën, Gjykata do të japë vendimin, edhe me ambasadën amerikane do ta humbë gjyqin. Basha ka bravën, zyrën dhe vulën ndërsa ai ska njerëzit. Ky është interesi i tij për të shkatërruar PD-në. Bashën askush nuk e beson janë 30 mijë vota që i janë larguar Bashës. Sot kemi një parti të interesit dhe që luajnë bixhoz me jetën e demokratëve. I thonë bashës më jep këtë post më jep atë post. Me këtë zgjim që kam parë unë sot askush nuk e ndalon PD të vijë në pushtet , sot njerëit po angazhohen e shikojnë që Basha po tallet me demokratët. Ne kemi parë sot në qendrat e votimit, pjesëmarrje masive për të larguar Lulzim Bashën. Basha nuk vjen kurrë në pushtet por po e shkatërron PD duke e mbajtur peng, askush nuk ka të ardhme me Bashën, amabasda amerikane nuk jep celësat e kryeministrisë”, tha Toska.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re