Skip to content

Dy fëmijë humbasin kontaktet me familjen në plazhin e Shëngjinit, gjenden pas disa orësh kërkim

Dy fëmijë të moshës 5 dhe 7 vjeç kanë humbur kontaktet me familjen e tyre ditën e sotme në plazhin e Shëngjinit, duke shkaktuar frikë.

Fatmirësisht, Policia ka arritur t’i gjejë fëmijët dhe t’i rikthejë pranë familjes së tyre, duke marrë fund kështu ankthi për ta.

Njoftimi:

Shëngjin, Lezhë

Shërbimet e Policisë në Shëngjin, kanë marr njoftim së në zonën e plazhit Shëngjin, dy fëmijë të moshës 5 dhe 7 vjeç, kanë humbur kontaktet me familjet e tyre.

Pas kontrolleve nga shërbimet e Policisë u gjetën të dy fëmijët dhe iu dorëzuan familjarëve të tyre në gjëndje të mirë shëndetësore.

Policia në shërbim të komunitetit, për çdo problem telefononi 112, sigurojmë reagim të menjëhershëm.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb