Krimi në vendin tonë ka gjunjëzuar prej kohësh strukturat e shtetit, që duket se janë kthyer në ndërmarrje bilancesh dhe mbledhje kufomash.

Mbrëmjen e djeshme, pas një atentati të tipit mafioz në Vlorë, ku si gjithnjë autorët mundën që të arratiseshin dhe të mos identifikoheshin nga Policia, edhe Lushnja u trondit nga një ngjarje kriminale, ku u vra një person dhe mbeti i plagosur djali i tij.

Viktima Rako Qorri ishte pronari i një lokali në një fshat në Lushnje, dhe u qëllua në derën e biznesit të tij së bashku me të birin, Kejdi Qorri, i cili mbeti i plagosu rëndë. Burime bëjnë me dije se në ndryshim nga sa flet policia për një arrestim, autori i vrasjes dhe plagosjes, Sofokli Shani u vetëdorëzua në komisariat.

Sherri ka nisur për motive banale, e në kushtet e vetëdorëzimit, puna që ka bërë policia në këtë rast është inekzistente, mjaft të përmendim faktin që ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnate, kur në fakt ligjërisht lokali duhet të ishte i mbyllur.

Siç mund të shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax Neës, në ambientet e jashtme të lokalit, ka njolla gjaku, ndërsa nuk dihet ende gjendja e të plagosur, 31-vjeçarit Kejdi Qorri, i cili u dërgua me urgjencë në spital.

Sa i takon ngjarjes së Vloës derimë tani Policia nuk ka asnjë gjurmë, ndërkohë që viktima Shkëlzen Velaj, kishte tentuar që të shpëtonte nga breshëria e plumbave, por nuk mundi pasi autorët e vranë në pragun e shtëpisë në lagjen Çole.

Kjo është tragjedia e dytë për familjen, pasi vëllai i Shkëlzenit, Ardi Velaj është ekzekutuar pak vite më parë, dhe ngjarja dyshohet se është në vazhdën e hakmarrjes.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re