Krimi në vendin tonë ka gjunjëzuar prej kohësh strukturat e shtetit, që duket se janë kthyer në ndërmarrje bilancesh dhe mbledhje kufomash.

Mbrëmjen e djeshme, pas një atentati të tipit mafioz në Vlorë, ku si gjithnjë autorët mundën që të arratiseshin dhe të mos identifikoheshin nga Policia, edhe Lushnja u trondit nga një ngjarje kriminale, ku u vra një person dhe mbeti i plagosur djali i tij.

Viktima Rako Qorri ishte pronari i një lokali në një fshat në Lushnje, dhe u qëllua në derën e biznesit të tij së bashku me të birin, Kejdi Qorri, i cili mbeti i plagosur rëndë. Burime bëjnë me dije se në ndryshim nga sa flet policia për një arrestim, autori i vrasjes dhe plagosjes, Sofokli Shani u vetëdorëzua në komisariat.

Sherri ka nisur për motive banale, e në kushtet e vetëdorëzimit, puna që ka bërë policia në këtë rast është inekzistente, mjaft të përmendim faktin që ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnate, kur në fakt ligjërisht lokali duhet të ishte i mbyllur.

Siç mund të shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, në ambientet e jashtme të lokalit, ka njolla gjaku, ndërsa nuk dihet ende gjendja e të plagosur, 31-vjeçarit Kejdi Qorri, i cili u dërgua me urgjencë në spital.

Autori dhe viktimat kanë qenë bashkëfshatarë, ndërkohë që dyshimet janë se Shano ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka kryer vrasjen. Ai pas sherrit me bab e bir, ka shkuar në shtëpi, ka marrë kallashin dhe ka qëlluar në drejtim të dy personave, duke lënë të vdekur babanë dhe të plagosur rëndë djalin.

Sa i takon ngjarjes së Vloës derimë tani Policia nuk ka asnjë gjurmë, ndërkohë që viktima Shkëlzen Velaj, kishte tentuar që të shpëtonte nga breshëria e plumbave, por nuk mundi pasi autorët e vranë në pragun e shtëpisë në lagjen Çole.

Kjo është tragjedia e dytë për familjen, pasi vëllai i Shkëlzenit, Ardi Velaj është ekzekutuar pak vite më parë, dhe ngjarja dyshohet se është në vazhdën e hakmarrjes. (Lexo lajmin) 

(E.K/Faxweb.al)

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re