Për herë të dytë brenda më pak se tre vitesh, gjyqtarët kërkojnë rritje rrog me një rritje prej 700 eurosh më shumë në muaj. Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve e bërë më 3 mars pritet të shqyrtohet së shpejti në Gjykatën Kushtetuese. Gjyqtarët kundërshtojnë ndryshimet ligjore të vitit 2023 për pagat e tyre, që e lidhin nivelin e pagës me 36% të pagës së Presidentit, në zbatim të një vendimi të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë çështje ka folur ish-prokurori Ervin Karanxha, ku ka folur për kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës me 700 euro, një kërkesë e bërë dy herë brenda tre viteve.

‘Një shpjegim sa më të thjesht dhe për publikun, se kemi të bëjmë me një konflikt financiar. Tani kur është bërë Reforma në Drejtësi, një nga pika e Reformën në Drejtësi ishte dhe pjesa e pagës për gjyqtarët dhe prokurorët. Edhe në këtë moment është referuar paga tek ligji i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe aktet nënligjore në zbatim të tij. Edhe paga referohej të drejtori i përgjithshëm i Kryeministrisë.Ligji është në kuadër të Reformës në Drejtësi. Është bërë me 7 ligje po ta kemi parasysh.’-tha Karanxha.

  • Sipas Karanxhës ligji i posaçëm për gjyqtarët dhe prokurorët, së bashku me aktet nënligjore që zbatohen në këtë proces, kanë përcaktuar qartë bazat e llogaritjes së pagave, ku ai ka thënë se përfshihen dhe 7 ligjet e njohura dhe nuk mund të shkëputet nga kuadri i saj ligjor.
  • Karanxha ka sqaruar se fillimisht paga e gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte referuar te drejtori i përgjithshëm i Kryeministrisë, por kjo praktikë ka sjellë paqartësi dhe keqkuptime. Karanxha ka theksuar se nuk mund të flitet për një shifër fikse të pagave, pasi ato ndryshojnë sipas kritereve të brendshme të sistemit të drejtësisë. Ai ka theksuar se paga e gjyqtarëve dhe prokurorëve varet nga disa faktorë, si vjetërsia në punë, pozicioni i mbajtur dhe gatishmëria për detyra të tjera.

‘Nuk mund të flasim për shifër konkrete të pagave se dhe brenda sistemit të drejtësisë ata kanë një llogaritje në raport me vjetërsinë, me pozicionet, me gadishmërinë e të tjerë.’-tha Karanxha.

  • Karanxha ka komentuar edhe pretendimet e Unionit të Gjyqtarëve, të cilët kanë kërkuar rritjen e pagës duke iu referuar një VKM-je tjetër. Ai ka thënë se gjyqtarët kanë të drejtë kur e kundërshtojnë referencën e Ministrisë së Financave te një VKM tjetër, pasi ata bazohen në aktet ligjore që u japin të drejtën për një rritje të tillë të pages

‘Ministria e Financave ka bërë gabim referimin, sepse është mbështetur në një VKM tjetër. Edhe nuk mund të shkelet Kushtetuta. Neni 138 i Kushtetutës është shprehur në mënyrë të qartë ‘Paga dhe çdo përfitim tjetër nuk mund të ulet’ edhe ky është problem sot.’-tha Karanxha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko