Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Shtetasit Gentjan Bejtja dhe Klod Stafuka janë paraqitur të dy në spitalin ushtarak. Ndërsa mësohet se kanë qenë duke lëvizur me një makinë nga ku dy persona i kanë qëlluar me armë zjarri. Shënjestra ka qenë Gentjan Bejtja dhe ky i fundit ka qenë duyke drejtuar makinën në momentin e atentatit. Ai u plagos në aprakrah dhe më pas humbi drejtimin e mjetit duke përfunduar jashtë rrugës dhe si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit është plagosur Klodian Stafuka.

Kujtojmë se Gentjan Bejtja ka qenë shënjestra e një atentati të bërë në Fushë-Krujë në 19 shtator të vitit 2016, ku iu vendos eksploziv poshtë makinës së tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re