Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se 2 vite më parë ka abuzuar sek*ualisht me një 13-vjeçare. Nuk dihet se pse denoncimi i këtij rasti është bërë me kaq vonesë nga e mitura, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kësaj vepre penale.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L. A., 32 vjeç, pasi dyshohet se në vitin 2019 ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Tiranës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re