Një operacion policor i koordinuar nga tre Komisariate Policie, përkatësisht ai i Sarandës, Vlorës dhe Elbasanit, ka çuar në pranga tre, djem të rinj, që dyshohet se kanë vjedhur para dhe sende personale, në banesa dhe hotele të pushuesve.

Operacioni policor i koduar “Pushuesit”, çoi në pranga tre të rinjtë nga Elbasani, të cilët ishin zhvendosur në Jug gjatë tre muajve dhe kryenin grabitje.

–Nazmi Liçi, 25 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale të “Plagosjes” dhe “Vjedhjes”.

–Erion Bylykbashi, 30 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.

–Ani Lici, 22 vjeç, banues në Elbasan.

Ndërkohë bëhet me dije se janë zbardhur dhe dokumentuar gjithsej 14 vjedhje që kanë bërë këta të rinj në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit, gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator të këtij viti.

HETIMET

Policia e Sarandës tha se nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 14 vjedhjeve të ndodhura më parë, në Sarandë dhe Ksamil gjatë periudhës korrik-shtator 2021.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë vjedhur në 13 raste shuma parash dhe sende personale të pushuesve vendas e të huaj duke u marrë portofolët në banesat që kishin marrë me qera apo në dhomat e hoteleve ku ata pushonin si dhe në një rast kanë vjedhur një shumë parash në një subjekt, konkretisht:

Më datë 04.07.2021, kanë vjedhur një çantë me sende personale dhe një shumë parash.

Më datën 05.07.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. N.

Më datë 08.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në subjektin në pronësi të shtetasit V. C.

Më datë 09.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.

Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. B.

Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende personale në banesën e shtetases A. DH.

Më datë 20.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit H. S.

Më datë 22.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën me qera të shtetasit polak M. G.

Më datë 23.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më datë 25.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më datë 01.09.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më 03.09.2021, kanë vjedhur sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A. K.

Më datë 03.09.2021, kanë vjedhur sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.T.

Më datë 04.09.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve, konkretisht automjeti tip “BMW” në posedim të shtetasit Ani Lici.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re