Gjykata e Lezhës ka lënë në burg A. Stafuken, i cili u arrestua si i dyshuar si bashkëpunëtor i vendosjes së një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
Mësohet se ne seancën gjyqësore, 21-vjeçari i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.
Ngjarja ndodhi më 11 dhjetor të 2020-ës, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “.
Dy të rinjtë, dyshohet se hodhën në objektin në ndërtim sasi të vogla si lëndë plasëse, duke lënë pas vetëm dëme materiale.
Për këtë ngjarje, është arrestuar më parë 21 vjeçari E. Pajtani nga Kruja.
Dy personat u akuzuan për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.