Autori i dyshuar për vrasjen e shqiptares Luljeta Heshta në Itali është arrestuar.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane ndërsa thuhet po ashtu se 43-vjeçari u arrestua 12 orë pas ngjarjes.

Sipas mediave, bëhet fjalë për bashkëjetuesin e saj shqiptar.

47-vjeçarja Heshta punonte si prostitutë në Milano dhe u godit pesë herë me thikë e më pas u tërhoq zëvarrë nga një person që ishte i veshur me të zeza.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës, të dielën në Itali, ndërsa shqiptarja vdiq në spital disa minuta pas ngjarje duke mos u mbijetuar plagëve të marra.

Dëshmitarët panë viktimën të shtritë në tokë të mbuluar në gjak.

Ajo dyshohet se punonte si prostitutë dhe kishte disa precedentë të vegjël ndërsa pas sulmit kishte pesë plagë thike, dy në këmbën e majtë dhe tre në pjesën e prapme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re