Skip to content

Dyshohet se përvetësoi 30 mln lekë në qendrën shëndetësore, arrestohet ekonomisti në Elbasan (EMRI)

Edlir Sejdini me detyrë ekonomist në qendrën shëndetësore Nr.3 në Elbasan është arrestuar. Dyshohet se, Edlir Sejdini ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar listën e prezencës së punonjësve, dhe duke përvetësuar kështu një vlerë prej 30 milionë lekësh pranë qendrës shëndetësore.

Arrestimi i tij u bë pas hetimeve disa mujore të seksionit të krimit ekonomik pranë drejtorisë së policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë e rrethit gjyqësor Elbasan.

35-vjeçari kishte rreth dy vite që përvetësonte shumë parsh. Ndaj tij tashmë rëndon akuza e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

Ndërkohë, vijon hetimi për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të tij pasi dyshohet qe ky punonjë të ketë edhe bashkëpunëtorë.