Ka nisur sot seanca gjyqësore për Gjergj Cukalin, i cili dyshohet se është porositës i atentatit me eksploziv në Kamëz ndaj Gjon Menës.

“News 24” raporton se Cukali, i njohur ndryshe edhe si “i forti” i rrugës “Myslym Shyri” akuzohet për ‘vrasje me paramendim mbetur në tentativë’ dhe ‘shkatërrim prone me eksploziv’.

Ndërkohë që dy personat e arrestuar, kushërinjtë Edmond dhe Enver Jakimi që akuzohen se kanë vendosur eksplozivin iu është komunikuar me herët masa e sigurisë.

Ata u arrestuan dy ditë pas ngjarjes, por kjo gjë u mbajt sekret derisa të arrestohej Cukali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re