Skip to content

Dyshohet se strehuan turkun më të kërkuar të momentit, dy persona të arrestuar në Shqipëri

Dy persona janë arrestuar gjatë ditëve të fundit, pasi ka dyshime se pritën në aeroportin e Rinasit dhe më pas strehuan një nga personat më të kërkuar aktualisht në botë, turkun Faruk Fatih Ozer.

Ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, pasi akuzohet për mashtrim në vlerën e 2 milion eurove me kriptomonedhën  virtuale “Thodex”. Faruk Fatih Özer, raportohet se u arratis nga Turqia më datë 20 prill duke fluturuar në drejtim të Shqipërisë.

Mediat turke raportojnë se policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet e Turqisë kanë kryer kontrolle në shtëpinë ku mendohet se strehohej Faruk Fatih Özer në Shqipëri duke kryer aty kontrolle, ndërsa u arrestuan edhe dy persona me shtetësi shqiptare.

Ozer dyshohet se ka mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin pak ditë më parë.

Ndërkohë autoritetet shqiptare nuk kanë ende asnjë reagim në lidhje me kontrollet apo arrestimet e kryera për llogari të turqve

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb