Një 32-vjeçar nga Podujeva ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët në rrjetet sociale.
“Njoftojmë farefisin, miqtë se sot pas një beteje të mundimshme me COVID 19 ndërroj jetë më i dashuri ynë Haqif Basri Ajvazi-Coli-32 vjeç!
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e Fshatit Sfeçël duke respektuar dispozitat kundër Pandemisë, pra me rrethin e ngushtë familjarë!
Për shkak të pandemisë të pame nuk do të ketë!”, shkruhet në postimin e familjarëve.
Kujtojmë se situata si pasojë e virusit në Kosovë është e rëndë. Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë raportoi 26 viktima.