Pas zonës së 5 majit në kryeqytet, IKMT e “blinduar” me forca të shumta policie kanë filluar shembjen e banesave edhe në “Njësinë 4” në Tiranë.

Një djalë i ri ishte prangosur në ballkonin e shtëpisë duke bërë rezistencë që shtëpia e tij mos prishej. “Fax News” sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku shihet që efektivët e policisë bashkiake dhe të FNSH-së në mënyrë brutale tërheqin zvarrë të riun dhe më pas i heqin prangat.

Raportohet se një nga një të gjithë banorët janë nxjerr jashtë banesës pasi IKMT ka bërë gati fadromat për ta shembur.

Janë planifikuar që ditën e sotme IKMT të shembë 3 banesa në këtë zonë të kryeqytetit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re