Aksidenti tragjik që i mori jetën Alida Spahiut dhe la në arrest shtëpie Deni Doku, la pas shumë dhimbje. Doku po drejtonte automjetin tip “Smart” kur u përfshi në një aksident në të cilin humbi jetën kunata e saj, e fejuara e vëllait, përmes disa postimeve në profili e saj në Instagram shpreh dhimbjen për ngjarjen e rëndë.

Përmes një postimi në Instastory, 19-vjeçarja tregon momente të fiksuara në fotografi dhe të ruajtura në një album, me 22-vjeçaren Alida Spahiu.

“Të ndieja tepër. Ti ishe gjëja e parë që e dija që do të kisha gjithë jetën afër. S’do të ketë çast që që s’do të mendoj zemra ime. Dhe do të ndije derisa të kem frymë”, shkruan Deni Doku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re