Një zhvillim i frikshëm është shënuar gjatë mesnatës së sotme lidhur me zjarrin e Karaburunit, i cili rrezikon të prekë banesat e Dukatit Fushë.

Përmes një lajmërimi në rrjetin social “Facebook”, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë (AdZM) ka bërë me dije se më e rrezikuara është lagjia “Kanal”, të cilës flakët i janë afruar së tepërmi.

Për situatën janë lajmëruar forcat zjarrfikëse dhe ata po qëndrojnë në gatishmëri për të ndërhyrë ndaj çdo rreziku të mudshëm, sipas AdZM Vlorë.

Ndërkohë, iu është bërë thirrje edhe banorëve të ruajnë vigjilencën dhe të jenë në gatishmëri për çdo skenar të mundshëm në lidhje me kërcënimin nga flakët.

Njoftimi i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë:

Zjarri në Karaburun po rrezikon të përparojë në drejtim të zonave të banuara në Dukat Fushë, pranë lagjes “Kanal”.

Forcat e zjarrëfikses janë sinjalizuar tashmë për të qenë në gadishmëri , por njëkohësisht lutemi banorëve të jenë vigjilentë dhe në gadishmëri!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re