Deputetja Edlira Hyseni, e cila u fut në Kuvend dy vite më parë, pas largimeve të deputetëve të LSI-së dhe djegies së mandateve, e gjen veten këtë të martë jashtë çdo liste për zgjedhjet e 25 Prillit.

E etiketuar si një nga prurjet e Lefter Kokës në Kuvend, Hyseni duket se nuk ka arritur që të bindë me performancën e saj, për të pasur një vend, qoftë edhe jo të sigurtë në listën e PS-së në Durrës.

E megjithatë ajo nuk mërzitet, duke thënë se në këto du vite në parlament, e ka ndjerë sikur kishte me vete dhe të gjithë qytetarët që e mbështesin në kohë të ndryshme.

Postimi i Hysenit:

Qe tju them se sjam e merzitur sot..  E kenaqur me veten, per punen e marr persiper, te cilen u perpoqa ta bej sa me mire kam ditur dhe kam mundur ..

E privilegjuar nga mbeshtetja dhe vleresimi emocionues qe me keni dhene ne keto dy vite parlamentare, aq sa me keni bere te flas ne ate foltore qetesisht, sikur te ishim aty bashke..

Me fat te kem ne krah nje familje qe krenohet.. Cte shtoj.. ? Me duket sikur e humbura sjam une.. Faleminderit nga zemra!

“Ti mam duhet ta pranosh atë mandat”, kandidatja Hyseni: Ma kërkoi djali

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re