Deputeti i zgjedhur i PS-së për qarkun e Fierit, Petro Koçi ka reaguar mbi emërimin e drejtuesit tatimor në Fier, për të cilin thotë se nuk ka lidhje me degën lokale të PS-së.

Bëhet fjalë për drejtorin Vasil Çeku, i cili ka marrë detyrën pak ditë më parë, dhe sipas Koçit mund të jetë produkt i interesave personale brenda partisë, po pa dhënë asnjë sqarim të mëtejshëm.

Statusi publik i shkruar nga Petro Koçi ka shkaktuar jo pak pështjellim në radhët e socialistëve të qarkut të Fierit se kush e ka bërë propozimin dhe si ka ardhur emërimi deri në qark.

Shkruan Petro Koçi:

Ka ikur koha e partise shtet. Pra e kontrollit te partise mbi vendimet dhe veprimtarine shteterore. Por partite duke qene ne lidhje te forte me opinionin qytetar mund te sherbejne si referenca mendimmarrese.

Nga ana tjeter eshte poshtersi qe disa emerime te shiten si vendime partie sic ka ndodhur keto dite me drejtuesin  e hetimit tatimor ne Fier.

Nese ky emerim eshte produkt i influencave miqesore PS Fier distancohet plotesisht.

Nuk paragjykojme askend. Por s’mund te lejojme qe disa fenomene te promovuara nga kendveshtrime dhe influenca personale te shiten si pergjegjesi partiake.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re