Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore, ka reaguar zyrtarisht duke zbuluar kronologjinë e ngjarjes tragjike të mbrëmjes së djeshme ku si pasojë e një atentati në “Don Bosko” humbi jetën një person dhe u plagosën 4 të tjerë.

Drejtori i Urgjencës, Skender Brataj ka sqaruar opinionin publik se ambulanca ndryshe nga sa u raportua në media sipas tij ka mbërritur në vendngjarje për vetëm 3 minuta.

KOMUNIKATË PËR MEDIAT nga Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore:
Ditën e djeshme datë 04.01.2022 në zonën Don Bosko fatkeqësisht ndodhi një atentat me pasoja humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ngushëllime familjes dhe uroj shërim të shpejtë të dëmtuarve.

Pranë Njësisë së Koordinimit sapo mbërriti telefonata nga policia është nisur drejt ngjarjes autoambulanca e parë ku mjeku ka konstatuar se njëri nga personat ishte pa shenja jete. Duke qenë se nuk kishte më urgjencë mjerksore është detyrë e policisë së shtetit të verifikojë provat dhe më vonë të urdhëroj largimin nga vendi i ngjarjes së trupit të viktimës.

Kronologjia e ngjarjes vijon si më poshtë.
Ambulanca e parë:
Ora 16.13 ka mbërritur telefonata nga policia e shtetit.
Ora 16.14 është kaluar telefonata ekipit të terrenit. Ora 16.16 ekipi është në vendngjarje dhe mer një pacient të dëmtuar me kod të kuq dhe e shoqëron në spitalin e traumës.
Mbërritja në spital në orën 16.19.

Ekipi i ambulancës së parë njofton se duhen dy ambulanca të tjera dhe për këtë arsye nisen dy ekipe të tjera.
Ora 16.22 nisja e tyre.
Ora 16.26 mbërritja në vendngjarje.
Ora 16.30 mbërritja në spital e pacientit të dytë.
Ndërkohë njoftojnë se një pacient është transportuar nga një ambulanc e një spitali privat. QKUM nuk ka dijeni kush e ka njoftuar dhe çfarë oraresh ka kjo ambulanc.

Nga thirrja e parë në orën 16.13 deri në mbërritjen në vendngjarje kanë kaluar vetëm tre minuta. Përgjigja e ekipeve ka qenë sa e shpejtë edhe efikase me një standart bashkëkohor.
Bashkëngjitur është dokumentimi i këtij misioni!

NË SHËRBIM TË QYTETARËVE!
Dr.Skender Brataj

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re