Një zotëri, i cili pretendon se ka punuar si roje në spitalin e Sanatoriumit, ka folur lidhur me rastin korruptiv që u bë publik ditën e djeshme në media, ku familjarëve të një paciente që humbi jetën nga Covid i morën 8 milionë lekë të vjetra.

Qytetari shprehet se i pari që duhet të japë dorëheqjen pas kësaj është drejtori i spitalit Perlat Kapisyzi, që sipas tij ka favorizuar punësimet familjare në këtë spital. Ai tregon se gjatë punës si roje dhe atij i jepnin ndonjë 1 mijë lekësh familjarët, por asesi nuk ua kërkonte si Tirja.

“28 ditë të mos e dijë drejtori i spitalit që infermierja zbriste nga kati i tretë në katin e dytë? Si mos ta dinte drejtori i spitalit Perlat Kapisyzi se çfarë ndodhte aty, është akt shumë i rëndë, të paguash 8 milionë lekë dhe nëna të vdesi… Këtë punë Perlat Kapisyzi duhet ta sqarojë, unë kam punuar si roje private në këtë spital, më jepnin ndonjë mijëlekësh (të vjetra), faleminderit u thoja unë, po jo që të më bëhej fatura.

Unë e kam njohur Tiren, njoh drejtorin në radhë të parë me të gjithë. Ka ardhur koha që të gjithë e kanë mendjen të marrin lekë. Po them vetëm Perlat Kapisyzi bashkë me bashkëshorten ti japë dorën Edi Ramës, se këtu janë bërë 5 veta nga një familje që janë të punësuar. Perlat Kapisyzi ka bërë çfarë i ka dashur qejfi, por të arrijë një sanitare të tallet për 28 ditë, më e pakta që mund të bëjë është të japë dorëheqjen”, shprehet qytetari.

Ndërkohë që sa i takon familjarëve të tjerë që gjenden në hyrje të spitalit të Sanatoriumit, ata thonë për gazetaren e Fax news Fjona Çela se nuk kanë dhënë para për të afërmit e tyre, dhe se shërbimi iu është bërë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re