Që nga dita e sotme, në Milano është ndaluar pirja e cigares në ambient të hapur nëse ka njerëz të tjerë në të paktën 10 metra distancë.

Kjo gjë është e ndaluar gjithashtu në zonat e gjelbra, në stacionet e autobusit dhe varreza.

Kujtojmë se Italia që nga viti 2005 e ka të ndaluar duhanin në lokale, ndërkohë Milano ka bërë një hap para duke miratuar një nga disiplinat më të ashpra në Europë.

Këshilli bashkiak ka miratuar në 19 nëntorë ndalimin e pirjes së duhanit në ambientet e hapura duke nisur që nga data 19 janar, përveç se në vende të izoluara.

Ultësira e Padanës është një nga zonat më të ndotura në kontinent. Dhe tema e shëndetit të aparatit të frymëmarrjes është bërë dhe më shumë prioritare me ekzistencën e pandemisë. Sidomos në Lombardi, që kryeson me numrin e infektimeve me koronavirus, ndaj rajoneve të tjera italiane.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re