Partia e Jozefina Topallit, “Lëvizja për Ndryshim”, është e para që ka dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për deputet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Lëvizja për Ndryshim është një ndër partitë më të reja që kandidon për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit.

Nga emrat e përfshirë në listat që janë dorëzuar vëmë re se kryetarja Jozefina Topalli, kandidon në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Dashamir Tahiri është në Vlorë.

Sot është dhe afati i fundit, që deri në orën 00:00 duhet që të dorëzojnë listat e tyre emërore pranë KQZ-së, për kandidatët pjesëmarrës në listat e zgjedhjeve të 25 prillit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re