Drejtori i Kadastrës në Fier Bledar Karaj ka reaguar në lidhje me denoncimin e deputetit socialist Petro Koçi, se ky institucion është i korruptuar, dhe nuk iu shërben qytetarëve.

Karaj ka thënë jashtë kamerave se nuk ka koment për denoncimin e Koçit, dhe ai vazhdon që të bëjë punën e tij në shërbim të qytetarëve.

“Nuk kam asnjë reagim, as zyrtar, as për mediat, unë vazhdoj punën normalisht me çdo qytetar që vjen”, është shprehur Karaj.

Deputeti i PS-së në qarkun e Fierit ka vijuar denoncimet në lidhje me institucionet lokale të këtij qyteti, që sipas tij janë të korruptuara dhe ‘armike me moralin e qeverisjes së PS’.

Më konkretisht, Koçi ka denoncuar Kadastrën që sipas tij po kthehet një një muze të korrupsionit dhe pisllëkut.

Petro Koçi:

Kadastra e Fierit po kthehet nga muze i korrupsionit dhe pisllekut edhe ne nje atraksion per shushunja gjakthithese te reja e te vjetra.

Nje koniukture ndervepruese, armike me moralin e qeverisjes se PS dhe te fitores se 25 Prillit.

Jazek!

Denoncime të ngjashme Koçi kishte bërë dhe në verën që lamë pas, ku sipas tij në Fier, disa tendera publikë ishin fituar nga persona me rekorde kriminale.

Lidhur me këto, Koçi dha deklaratën e tij në SPAK, por derimë tani nuk ka indicie që hetimet të kenë përfunduar për persona të caktuar në administratën publike të qytetit të Fierit.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re