Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të ish Gjykatës së Elbasanit mbrëmjen e së shtunës, pak para mesnate në qytetin e Elbasanit, ku një 30- vjeçar është plagosur me thikë nga një i mitur.

Burimet për Fax News dhe Faxweb.al kanë konfirmuar ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti të çastit Enea Zylfullari, 30 vjeç.

Sipas informacioneve, Zylfullari është dërguar me urgjencë drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekeve, pasi ka marrë më shumë se pesë goditje me thikë.

Ndërkohë, përgjegjës për krimin është 16- vjeçari me iniciale E.P., i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Gjithashtu, është sekuestruar edhe mjeti i mprehtë, me të cilin është kryer plagosja.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re