Një ngjarje tragjike ka ndodhur në SHBA, ku në një aksident kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosur 6 të tjerë, të gjithë të pastrehë. Ata u goditën nga një një automjet teksa qëndronin në një trotuar në qendër të qytetit të San Diegos.
Drejtuesi 71-vjeçar i automjetit, një kamion Volvo, u përpoq t’u jepte ndihmë dhe u identifikua tek oficerët. Ai është ndaluar dhe po hetohet për ngjarjen ndërsa ishte i dëmtuar, tha shefi i policisë David Nisleit në një konferencë shtypi, raporton cnn.
Shoferi ishte bashkëpunues dhe nuk u përpoq të largohej nga zona, tha shefi. Shefi i zjarrfikësve tha se tre persona vdiqën në vendin e ngjarjes gjersa të paktën dy persona që u dërguan në spital ishin në gjendje kritike.
Ndryshe, ngjarja ndodhi kryesisht në një tunel në qendër të qytetit nën një nënkalim ku Nisleit thotë se shumë njerëz po kërkonin strehim nga shiu.
/faxweb
