Skip to content

E rëndë/ Makina përplas vogëlushin 4-vjeçar, mbërrin pa shenja jete në spital

Një fëmijë katërvjeçar është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë të Kosovës pasi është goditur nga një autoveturë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Ju informoj se rreth orës 13:30 jemi informuar se në fshatin Carrallukë në rrugën rajonale ka ndodhur një aksident trafiku (goditje e këmbësorit), këmbësori (fëmijë, rreth 4 vjeçar) është dërguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar fëmija është pa shenja jete”, tha Gjurkaj.

Gjurkaj ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Malishevë.

“I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar pranë S.P. Malishevë, Njësitet patrulluese janë ne vendin e ngjarjes. Për veprime tjera do te njoftoheni me kohë”, njoftoi Gjurkaj.

/faxweb